Rëndësia e mbajtjes së një diete të shëndetshme për pastrimin e veshkave është shumë e rëndësishme. Veshkat e shëndetshme janë thelbësore për një shumëllojshmëri funksionesh të trupit. Veshkat ndihmojnë për të hequr komponimet toksike përmes urinimit, nëse nuk bëhet ky proces përmes veshkave, atëherë gjaku do të helmohet dhe toksinat do të qarkullojnë në të gjithë trupin.
Funksionimi i veshkave: veshkat e shëndetshme ndihmojnë në balancimin e natriumit dhe ujit në trup. Veshkat menaxhojnë gjithashtu ekuilibrin midis alkalinitetit dhe aciditetit. Ato rregullojnë hormonet dhe enzimat përgjegjëse për kontrollin e presionit të gjakut.
Çajrat që pastrojnë veshkat: çaji i xhenxhefilit dhe çaji i shafranit të Indisë janë shumë efektivë në pastrimin e veshkave. Pini këto lloje çajrash në mëngjes dhe në darkë, gjysmë ore para ushqimit.
Frutat dhe perimet: duhet të konsumoni shumë fruta dhe perime të freskëta. Rrushi është një frut shumë i mirë për pastrimin e veshkave. Rrushi është i pasur me antioksidues dhe detoksifikues, kështu ai ndikon në pastrimin e veshkave nga mbeturinat dhe toksinat.
Molla: është një nga ushqimet më të mira për veshkat dhe është pastrues natyror. Provoni lëng mollë dhe panxhari çdo mëngjes.
Hudhrat dhe qepët: janë një diuretik natyral që ndihmojnë në prodhimin e urinës dhe stimulojnë heqjen e toksinave nga veshkat. Qepët janë një ushqim mjaft i mirë për mënjanimin e gurëve në veshka.
Ajo çfarë është më e rëndësishmja për funksionimin sa më të mirë të veshkave, është të hani ushqime të freskëta, të pastra dhe të pini shumë ujë. Uji është jetik për të filtruar toksinat që mund të evakuohen në veshka. Konsumimi i 8 gotave ujë në ditë është i domosdoshëm.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


