Rëndësia e vitaminës D, shkaqet e mungesës së saj

Vitamina D është thelbësore për kocka të forta, të shëndetshme, sepse e ndihmon organizmin të përdorë kalciumin e përfituar nga dieta. Periudhat më të rëndësishme janë nga lindja deri në adoleshencë vonë, kur përfitohet masa kockore, si dhe  në menopauzë, kur ndryshimet hormonale ndikojnë negativisht në cilësinë e kockës.

Ky është një fakt i rëndësishëm dhe prej dekadash i njohur, por, në mënyrë të vazhdueshme, studime të shumta po zbulojnë rëndësinë e vitaminës D në mbrojtjen që i siguron organizmit nga sëmundje të shumta.

Stili aktual i jetesës (puna në ambiente të mbyllura), të dhënat mbi rrezikun për kancer të lëkurës (që kanë ulur ekspozimin në diell dhe kanë shtuar përdorimin e masave mbrojtëse ndaj diellit) kanë kontribuar në shtimin e rasteve me mungesë të vitaminës D.

mami dhe vajza krem diell plazhShkaqet e deficitit të vitaminës D

Mungesa e vitaminës D mund të takohet në të gjitha grupmoshat. Faktorët që shtojnë riskun janë:

  • Ekspozimi i kufizuar në diell (që është burim kryesor i vitaminës D)
  • Dietë me prodhime që nuk përmbajnë vitaminë D
  • Probleme shëndetësore të traktit tretës apo të veshkave që pengojnë kthimin e vitaminës D në formën aktive.
  • Obeziteti (mbipesha)
  • Mosha mbi 50 vjeç

Simptomat e deficitit të vitaminës D

Shumica e personave me deficit të vitaminës D nuk paraqesin ndonjë ankesë specifike. Dhimbjet e muskujve, dhimbjet e kockave, lodhja e pashpjeguar mund të jenë disa prej ankesave. Niveli i vitaminës D vlerësohet me një analizë gjaku, të quajtur 25-hidroxivitamin D. Vlerat e rekomanduara janë mbi 30 nanogram/mililitër.

Postime të ngjashme

Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Virozat “mbërthejnë” Shkodrën, në një javë mbi 500 pacientë me shenja gripi
Virusi Sinsicial po prek mushkëritë e bebeve! Numër i lartë i shtrimeve në spital, çfarë këshillojnë mjekët