Rëndohet situata e fruthit në vend. 132 raste vetëm në Tiranë

Elona Tereziu

Situata e krijuar nga fruthi në vendin tonë ka bërë të mblidhet ditën e sotme Komisioni i Shëndetësisë, ku ekspertë të shëndetësisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë janë thirrur për të raportuar mbi gjendjen aktuale dhe menaxhimin e kësaj sëmundje me pasoja të rënda në shëndetin e popullatës.

E pranishme në komision ka qenë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila bëri të ditur se vetëm në Tiranë janë raportuar 132 raste të prekur me fruth.

Sipas saj, 74%e rasteve janë konstatuar tek ajo pjesë e popullatës e cila ka qenë e pa vaksinuar, kryesisht fëmijë të moshës 0-12 muaj.

Deri tani fruthi u ka marrë jetën dy foshnjave, ndërsa rasti më i vjetër sipas zv. ministres Rakacolli raportohet të jetë një 63-vjeçar./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni