Rënia e flokëve, këshillat për ta frenuar

Së pari duhet të ndërtohet një bashkëpunim i mirë i mjekut me pacientin, pasi mjekimi i rënies mund të realizohet në një hark kohor të zgjatur (që mund të shkojë edhe disa muaj ose ndoshta dhe vite). Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të ndiqni me përpikëri këshillat e mjekut dermatolog.

floke2Trajtimi i këtyre problemeve përcaktohet në varësi të formës se si është shfaqur, si dhe veçorive individuale të pacientit. Krahas këtyre përcaktimeve është e nevojshme që të mos neglizhojmë edhe disa këshilla të thjeshta që duhet t’i ndjekim gjatë përditshmërisë sonë, në mënyrë që të mund të kemi flokë të shëndetshëm, të cilët e përmirësojnë edhe më shumë pamjen tonë.

Konkretisht, shpeshtësia e larjeve të flokëve nuk ndikon në rënien e flokëve për aq kohë sa produktet e përdorura nuk janë produkte kimike të forta e dëmtuese, por shampo e produkte ushqyese e të kontrolluara dhe të rekomanduara nga mjeku e të tregtuara në farmaci.

Për raste të lehta trajtimi mund të konsistojë në përdorimin e produkteve natyrale, ndërsa në ato më të rënduarat vijohet edhe me preparate medikamentoze.

Një rol të rëndësishëm në pasjen e një floku të shëndetshëm, është edhe kujdesi që ne tregojmë në dietën ushqimore. Kështu, dieta e pasur me vitamina, minerale dhe kripëra, si dhe komplekset e multivitaminave të rekomanduara nga mjeku janë ndihmuese në trajtimin e rënies të flokëve. Konsumi i sa më shumë produkteve natyrale, veçanërisht frutave dhe perimeve ndihmon rritjen e shëndetshme të flokut. Në raste të caktuara vitaminat dhe mineralet mund të jepen edhe si shtesa. Një tjetër faktor që duhet të rregullojmë është edhe mungesa e gjumit apo rënia në orare shumë të vona. Thuhet se mungesa e gjumit, si dhe stresi janë armiq që ndikojnë në dëmtimin e flokut.

Duhet të dini se për të frenuar rënien, fillimisht duhet mjekuar shkaku.

Kini parasysh se larja normale e flokëve është 2 herë në 5 ditë

Procedurat si ngjyrosja, dekolorimi dhe permanenti mund të kenë një efekt të konsiderueshëm në strukturën e flokëve në qoftë se nuk realizohen në mënyrë korrekte dhe me produkte kimikate të forta.

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj