Rënia e flokëve në formë difuze, shkaqet dhe trajtimi

Nga dermatologia Ardiana Sinani:

Rënia e flokëve në formë difuze (telogen effluvium): Kur flokët fillojnë të na bien më shumë se normalisht (më shumë se 100 fije në ditë), flokët fillojnë të na rrallohen e të humbasin vitalitetin e tyre.

renia e flokeveShkaqet më të shpeshta të kësaj rënie janë:

Defiçiencat ushqimore që vijnë si rezultat i një mënyrë ushqyerje jo të shëndetshme, mungesa e fibrave, vitaminave, mineraleve, që përgjithësisht gjenden në perimet dhe frutat, mbajtja e dietave të forta për periudha të gjata kohe.

Shkaqe endokrinologjike, si hipo ose hipertiroidizmi, mbas lindjes së një fëmije. Kjo vjen si rezultat i proceseve të shumta mitotike që ndodhin gjatë shtatzanisë. Flokët gjatë kësaj periudhe nuk bien. Por pas lindjes të gjitha ato flokë që normalisht duhet të kishin rënë, fillojnë e bien njëherësh (rreth 3-4 muaj pas lindjes).

Një shkak tjetër është edhe stresi i madh psikik dhe ai fizik.

Anemitë, sidomos ato ferriprive, që vijnë si rezultat i marrjes së paktë të hekurit apo humbjes së tij nga oragnizmi ,siç janë hemorragjitë e ndryshme.

Shkaqe të tjera janë infeksionet e përsëritura streptokoksike të fytit, hundës, veshëve etj.

Vendet ku më shpesh vihet re rrallimi i flokëve, janë në pjesën e sipërme të kokës dhe anash saj.

Cilit mjek duhet t’i drejtohemi për të gjetur shkakun e kësaj rënie?

E mira është që përpara se të shkojmë nëpër qendra estetike dhe të trajtojmë këto rënie, të kontaktojmë me mjekun dermatolog. Kjo për të gjetur shkakun e kësaj rënieje, të cilat siç u përmendën më lart, janë të shumta. Pa mjekuar shkakun, ne nuk ndalojmë dot rënien e tyre, pavarësisht trajtimeve të jashtme që mund të bëhen për flokët, si maska apo produkte të tjera kozmetike.

Si realizohet trajtimi i flokëve?

Trajtimi i flokëve bëhet i kombinuar me terapi orale (që lufton shkakun) dhe aplikimin e produkteve kozmetike për flokët.

Kujdes duhet treguar me aplikimin pa kriter të këtyre produkteve. Larjet e shpeshta, përdorimi i procedurave kozmetike, si tharjet e shpeshta me tharëse, aplikimi i produkteve për të shtrirë apo për t’i bërë kaçurrela, ekspozimi për periudha të gjata në diell e thajnë dhe e hollojnë flokun.

Gjithashtu mjaft e efektshme (gjithmonë pasi është gjetur shkaku i rënies) sot rezulton edhe aplikimi direkt në lëkurën e kokës e solucioneve multivitaminave nëpërmjet mesoterapisë apo aplikimi i plazmës së koncentruar me faktorë rritje të marrë nga gjaku i vetë pacientit (autohemoterapia autologe).

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar