Nga mjekja dermatologe Ardiana Sinani:
Shpesh themi edhe pse s’ka flokë, është njeri fisnik. Rënia e flokëve në pjesën ballore të kokës quhet alopecia androgjenike. E cila ndodh si rezultat i
kombinimit të faktorëve gjenetikë me faktorë hormonalë (andogjenet). Janë hormone mashkullore dhe veprojnë duke rritur apo shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit. Por fatkeqësisht bëjnë që të bien flokët në pjesën ballore të kokës (përgjithësisht te personat që kanë të trashëguar këtë gjë).
Alopecia androgjenike ndodh si te meshkujt, edhe te femrat.
Tek femrat kërkohen ekzaminimet hormale si testosteroni apo dehydroepiandrosteroni. Sepse kjo patologji mund të shoqërohet edhe me shqetësime të tjera, si cikël menstrual i çrregullt, infertilitet, akne, virilizëm.
Trajtimi
Aplikohet solucion minoxidil, lokalisht 2% dhe 5% në zonën e kokës ku ka rënie flokësh, ndërsa te meshkujt përdoret edhe finasterid 1 mg çdo ditë. Mjekime këto që duhen dhënë dhe ndjekur nga mjeku dermatolog.


