Rënia e flokëve në vjeshtë, kur duhet të shqetësoheni?

Rënia e flokëve është një nga dukuritë më të zakonshme në vjeshtë për gratë (sidomos mbi moshën 40 vjeç), për të cilën pak njerëz flasin ndonjëherë. Për fat të mirë, diçka ka filluar të ndryshojë, pasi shumë gra kanë nisur të tregojnë për vështirësitë që përjetojnë me humbjen e flokëve. Pavarësisht nëse fajtorë janë hormonet, stresi, medikamentet që marrin ose arsye të tjera, trajtimet nganjëherë janë shumë më të thjeshta.

Mund të ndihet sikur vuani në heshtje ndonjëherë, duke parë më shumë qime në krehër dhe në pllakën e dushit, ndërkohë që mbeteni të paqartë se çfarë hapash, nëse ka, mund të ndërmerrni. Dermatologë si Dr. Dray ofrojnë faktet që ju nevojiten, në mënyrë që të mos i shpenzoni paratë për sistemet e humbjes së flokëve që nuk funksionojnë.

Trajtimi për rënien e flokëve në vjeshtë
Para se të merrni një trajtim, fillimisht duhet të bëni këtë test të thjeshtë (ose të konsultoheni me mjekun), për të kuptuar në ç’nivel të rënies së flokëve jeni. Kini parasysh që trajtimet e flokëve nuk veprojnë në mënyrë specifike tek flokët që bien, sepse ato tashmë janë të vdekur dhe rënia e tyre është e pashmangshme, por ato ndikojnë në rritjen e flokëve të rinj për t’i rikthyer densitetin normal. Megjithatë, kini parasysh që jo gjithçka duhet justifikuar me sezonin e vjeshtës. Për flokët duhet të kujdesesh si për çdo pjesë tjetër të trupi. Lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj., janë faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në dëmtimin dhe rënien e flokëve. Në të tilla raste, përdor sa më shumë maska me produkte natyrore, si p.sh maska me vezë dhe vaj ulliri, 30 minuta para larjes, do të të ndihmojë shumë për eliminimin e rënies.

 

Burimi: balkanweb.com

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?