Rënie e ndjeshme e vdekjeve në Itali, rriten në Mbretërinë e Bashkuar

Covid-19 vijon përhapjen në të gjithë botën. Totali i të infektuarve ka kapur shifrën e mbi 1.8 milionë dhe numërohen mbi 113 mijë të vdekur. Përhapja vazhdon me ritme të shpejta edhe në Evropë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 737 viktima. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në Evropë për 24 orët e fundit. Numri total i viktimave për MB arriti 10,612. Numri i të infektuarve pati rritje, gjithashtu, duke e çuar totalin në 84,279.

Situata në Spanjë është ende shqetësuese, pasi u shënuan 619 viktima. Numri total i të vdekurve tani është 16 972, ndërsa të infektuarit janë 166,019. Megjithatë, shifrat në përgjithësi janë në rënie, në krahasim me javët e shkuara.

Franca konfirmoi se në 24 orët e fundit hynë më pak pacientë në kujdes intensiv. Franca është vendi i katërt i prekur në botë pas SHBA-ve, Italisë dhe Spanjës , me mbi 132,000 raste dhe 14 393 viktima, 561 prej të cilave humbën jetën 24 orët e fundit.

Italia regjistroi 431 viktima, numri më i ulët i vdekjeve që nga 19 Marsi, duke e çuar numrin e viktimave në 19,899. Ndërkohë që numri i të infektuarve arriti 156.363 .

SHBA-të kanë kaluar Italinë për numrin e vdekjeve nga coronavirusi, duke regjistruar më shumë se 22,000 viktima dhe 557 mijë të infektuar.

Situata në Gjermani vazhdon të jetë nën kontroll. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 37 persona, dhe pse numri total i të infektuarve është 126,656.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?