Kryefaqja Box 3 Reumatizma, si ta trajtojmë në mënyrë natyrale

Reumatizma, si ta trajtojmë në mënyrë natyrale

0
Shpërndaje

Nga mjeku alternativ Hysni Dankshi

Ekzistojnë lloje të ndryshme reumatizmash.

Ushqimet që duhen preferuar:

Të gjitha llojet e peshqve të pasura me acide omega 3: salmoni, sardelet, skumbrijet, accugat. Gjithashtu qershi, ananas, shalqi, nespulla, mandarina.

Ushqimet që duhen kufizuar:

Mishi i kuq, frutat e thata, bishtajat e thata, pijet alkoolike, kafja.

Fitoterapia:

-Lëng qershie dhe ribes të zeza: 150 gramë nga të dyja frutat. Pihet në mëngjes

-Valim me hithra, gram, alte, sherebelë: vendosni prej secilës nga bimët 10 gramë gjethe në një litër ujë: ziejeni për 5 minuta. Pihet gjatë ditës.

-Kataplazmë me gjethe të freskëta rrodheje dhe lakre: thërrmoni 100 gramë gjethe të freskëta të bimëve të mësipërme dhe përdorini për 20 minuta mbi pjesën e dhimbshme.

-Banjë me qitra, mëllagë e lule shtogu: në tre litra ujë zieni për 20 minuta 100 gramë gjethe qitroje, 150 gramë gjethe mëllage, 300 gramë gjethe lule shtogu. Pas kullimit derdheni preparatin në vaskën e banjës të mbushur me ujë të vakët.

-Vaj dafine: zbusni 30 gramë gjethe të thata dafine në 60 mililitër alkool të mirëfilltë; një ditë më vonë solucionin e përftuar bashkojeni me gjysmë litri vaj ulliri. Pasi e keni zier në banjëmari për tri orë, filtrojeni dhe mbajeni në një vazo qeramike./ https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here