Revolta e mjekëve, zbardhet mesazhi që ministri u dërgon pacientëve

Denisa Canameti

Gazeta “Shëndet+” zbardh mesazhin që ministri u dërgon pacientëve në spitalet e vendit në numrat e tyre të celularëve. Në përmbajtjen e tij ai u kërkon pacientëve të thonë nëse bluzat e bardha u kanë kërkuar ose jo ryshfet.

pacient kopertine “I/e nderuar (emri i pacientit), unë jam ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në x datë ju keni vizituar QSUT. Ju lutem, përgjigjuni me sms falas në këtë numër nëse ju është kërkuar ryshfet nga stafi i institucionit. Ju faleminderit!”. Ky është mesazhi që shumë pacientë që janë paraqitur në QSUT kanë marrë. Megjithatë, jo pak prej tyre kanë vendosur ta injorojnë. Arsyeja është e thjeshtë: mungesë besimi se diçka do të ndryshojë.

“Edhe mua më nderuan me sms-në e Ministrit të Shëndetësisë. Dhe as nuk e mora mundimin t’i ktheja përgjigje, sepse nëpërmjet disa miqve të mi arrita të bëja një palë palo analiza gjaku. Infermieret më morën ryshfet, me saktë i dhashë lekë sepse nuk më preknin me dorë në QSUT dhe së fundmi përfundova në një thertore private ku mjeku në QSUT ishte gjithë kohës në leksion, ndërsa në thertore ishte deri në orën 20:00 i hapur për vizita. Për një palë analiza gjaku dhe për të marrë një recetë me vitamina unë deri tani kam harxhuar dy rroga mujore. Kështu që çfarë përgjigje t’i kthej unë Ministrit”? shkruan njëra prej komentueseve për gazetën “Shëndet+”.

Nga ana e tyre, mjekët janë shprehur kundër kërkesës së ministrit për të ditur më shumë lidhur me korrupsionin në spitale, duke e cilësuar atë si diktaturë.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik