Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Një pankreas artificial, që lejon diabetikët të jetojnë një jetë normale, do të jetë në dispozicion brenda dy vitesh. Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje të madhësisë së një iPhone, e cila monitoron nivelet e sheqerit në gjak të pacientëve dhe injekton automatikisht sasinë e duhur të insulinës.
Produkti revolucionar ngjitet tek rrobat e pacientit, nga ku monitoron nivelet e glukozës dhe injekton insulinë kur është e nevojshme. Kjo pajisje do t’u japë fund shpimeve të gishtave dhe injektimeve të vazhdueshme, duke lehtësuar kështu jetën e mijëra njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 1.
Aktualisht diabetikët duhet të bëjnë injektime deri 5 herë në ditë, për të shmangur probleme serioze me shëndetin. Sasia e insulinës që duhet të injektojnë ndryshon çdo ditë, pasi varet nga dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik, që do të thotë se pacientët duhet të monitorojnë nivelin e sheqerit në gjak disa herë në ditë.
Nga kjo pajisjem mund të përfitojnë edhe njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipti2 2. Rreth 3.1 milionë pacientë janë diagnostifikuar me diabet të tipti 2, dhe 14% e tyre kanë nevojë për injektime të vazhdueshme të insulinës.
Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit, të cilët janë marrë me krijimin e pankreasit artificial, kanë gjetur një mënyrë për të kombinuar dy pajisje aktuale – të cilat monitorojnë glukozën dhe injektojnë insulinën- në një “pankreas artificial” automatik.
Gjatë testimeve të para që i janë bërë kësaj pajisjeje, janë vërejtur përmirësime në menxhaimin e sëmundjes, duke qenë se sistemi arrin të menaxhojë mirë sheqerin në gjak, pa pasur nevojë për monitorime të vazhdueshme nga përdoruesi.
Shkencëtarët e testuan këtë pajisje tek disa të rritur dhe fëmijë, si në shtëpi ashtu edhe në kampet e diabetikëve, dhe krahasuan rezultatet e të dyja rasteve. Në fund ata panë që pajisja jo vetëm arrin të menaxhojë në mënyrë të suksesshme gjendjen e pacientit, por redukton gjithashtu kohën që pacientët kalojnë me nivel shumë të lartë ose të ulët të sheqerit në gjak.
Në një intervistë të dhënë për Daily Mail, dr. Roman Hovorka deklaroi se pajisja do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë sapo të aprovohet nga rregullatorët, domethënë nga fillimi i vitit 2017 në SHBA, dhe fundi i vitit 2018 në Britani dhe Evropë.
Disa kompani thjesht po presin aprovimin e rregullatorëve për të nisur prodhimin e pajisjes”, deklaroi dr. Hovorka. Shkencëtarët vazhdojnë ta zhvillojnë akoma pajisjen dhe duan ta sigurojnë mirë që të mos hakohet.
Sipas dr. Elizabeth Robertson, kjo pajisje do të ndryshojë jetën e diabetikëve.
“Pankreasi artificial ka potencialin të transformojë jetët, sidomos për ata njerëz të cilët e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelet e glukozës në gjak”, shprehet ajo.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/



