Rezulatet e Check Up, MSH: Cilësi dhe standarde të nivelit më të lartë

rezultatet e Check-Up

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përgjigjet e analizave për check-up falas janë të garantuara në mënyrë profesionale dhe të zhvilluara sipas standardeve më të larta të mjekësisë bashkëkohore. Kjo falë një rrjeti prej 20 laboratorësh modernë, në të gjithë Shqipërinë, investim prej 3.2 milionë eurosh, të vënë në dispozicion nga Konsorciumi 3P Life Logistic.

Pajisjet laboratorike me të cilat punohet në këta laboratorë, po ashtu edhe reagentet, janë prodhime të markave Zvicerane “Roche” dhe Amerikane “Abbott”, që të dy emra – lider botërorë në fushën e Laboratorëve Diagnostifikues. Laboratori është i Akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), përmes një procesi të kryer nga specialistë të huaj, të njohur dhe me eksperiencë shumëvjeçarë ne Akreditimet e Laboratorëve në Francë dhe në Itali.

Stafi Mjekësor Laboratorik përbëhet nga 61 punonjës, mes të cilëve mjekë me eksperiencë shumëvjeçare në fushën laboratorike, me trajnime specifike të fushës, si dhe me tituj shkencorë që garantojnë saktësinë e rezultateve të analizave./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim