Rezultatet e provimit të infermierisë, ministria: Njohuri të kënaqshme!

Nga 1270 infermierë vetëm 12 infermierë kanë marrë pikët maksimale, pra 35. Ndërsa, 1-10 pikë kanë marrë 18 infermierë.

Ministria e Shëndetësisë bëri sot publike rezultatet e testit të infermierisë që u mbajt në datat 24 dhe 25 korrik 2015 duke vlerësuar se rezultatet dëshmojnë se njohuritë e infermierëve janë të kënaqshme.

Procesi i vlerësimit të njohurive dhe aftësive të personelit infermieror u zhvillua në pesë institucionet e kujdesit shëndetësor spitalor universitar në Tiranë (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar i Traumës, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”).

Pjesëmarrja e përgjithshme në këtë vlerësim ishte 88% (morën pjesë 1270 infermierë, nga 1437 të planifikuar). Pjesëmarrje e plotë u sigurua nga SU “Shefqet Ndroqi” me 100%, ndërsa pjesëmarrja më e ulët u shënua në SUOGJ “Koço Gliozheni”, me 64%.

Infermieret testimi 1

Kohëzgjatja e proçesit të vlerësimit të infermerëve ishte 60 minuta dhe gjatë këtij harku kohor, ato duhej t’i përgjigjeshin 35 pyetjeve.

U zhvilluan gjithsej 8 turne vlerësimi të vendosura në 10 klasa. Për çdo turn, u përdorën dy teza të ndryshme, A dhe B, të shpërndara për infermierët e të 10 klasave. Të 16 tezat e vlerësimit u përgatitën duke përdorur një fond prej 542 pyetjesh të organizuar në 16 kapituj.

Rezultoi se 35 pikë, pra pikët maksimale janë marrë vetëm prej 12 infermierëve. Ndërsa 1-10 pikë kanë marrë 18 infermierë.

Pikët e mara prej infermierëve të spitaleve që kaluan procesin e vlerësimit treguan se vlera mediane e vlerësimit ishte më e lartë për infermierët e SU “Shefqet Ndroqi” me 28 pikë, pasuar nga infermierët e  SUOGJ-ve me 26 pikë, pastaj renditeshin ata të SU të Traumës me 25 pikë, dhe më tej, infermierët e QSUT-së me 23 pikë.

Në spitalet universitare kemi këtë renditje mbi vlerën mediane përkatëse të përgjigjeve sipas spitaleve: infermierët e QSUT-së me rezultate më të larta së vlera mediane janë 58%; infermierët e SU të Traumës janë 56%; infermierët e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” janë 58%; ndërsa ata të SUOGJ “Koço Glozheni” janë 62%; dhe, infermierët e SU “Shefqet Ndroqi” 52%.  Këto rezultate dëshmojnë se njohuritë janë të kënaqshme.

Ndërsa, përsa iu përket përgjigjeve sipas kapitujve të pyetjeve, rezultatet janë si në vijim:

Infermieret testimi

Rezultatet më të ulëta janë arritur në kapitujt e “Higjienës”, “Gjumit dhe pushimit”,dhe “Eliminimit intestinal dhe urinar”. Ndërsa rezultatet më të larta janë arritur në kapitullin e “Përdorimit të medikamenteve”, si dhe “Shenjave jetësore dhe sigurisë së pacientit”.

Rezultatet janë konfidenciale dhe çdo infermier do të marrë përgjigje individuale për rezultatin e tij/saj.

Për të gjithë infermieret që nuk arritën të marrin pjesë në këtë raund vlerësimi, do të këtë një mundësi të dytë pas 30 ditësh ose ditën që është planifikuar vlerësimi i infermiereve në shërbimin spitalor rajonal.

 

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze