Ricertifikimi i bluzave të bardha, ja si do të kryhet

Profesionistët e shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e Programit të Ricertifikimit 2010-2014 dhe, që për pasojë, janë të detyruar të kryejnë Provimin e Ricertifikimit mund të njihen me programet orientuese për këtë provim sipas fushës së doktorispecialitetit përkatës në linkun e mëposhtëm:

Programet Orientuese

Për çdo paqartësi ose pyetje në lidhje me programin orientues të fushës së specialitetit, mund të kontaktoni Departamentin përkatës në Universitetin e Mjekësisë.

Për t’u njohur me mënyrën e organzimit të Provimit të Ricertifikimit, QKEV ka publikuar në faqen zyrtare të saj Rregulloren për organizimin e provimit të ricertifikimit.

Çdo profesionist që duhet të kryejë Provimin e Ricertifikimit ka përgjegjësinë të interesohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve për procedurat e regjistrimit, datat e provimit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryerjen e provimit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak