Rifillon Kontrolli Mjekësor Bazë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se prej ditës së sotme në çdo qendër shëndetësore do të rifillojë programi i Kontrollit Mjekësor Bazë.

“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor #falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid”.

Ndjekjet afatgjata të tilla si kontrollet check-up për çdo qytetar 35-70 vjeç janë thelbësore për të vëzhguar kushtet kronike në mesin e të personave që e kanë kaluar COVID-19.

Gjithashtu pandemia po rrit kërkesën për shërbime të shëndetit mendor dhe paketa e Kontrollit Mjekësor Bazë ofron një vlerësim të detajuar të shëndetit mendor.

Paketa e Kontrollit Mjekësor Bazë përfshin edhe një vlerësim të parametrave trupor, të tillë si perimetri i këllqeve, belit, indeksin e masës trupore BMI, etj.

Përafërsisht, rreth 18 % e individëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë, klasifikohen si persona me jetë sedentare, fakt ky që ndikon në shëndetin e këtyre personave në tërësi.

Në bazë të të dhenave te Qendres Internacionale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve 25% e 34 milionëve me diabet nuk janë diagnostikuar ende. Ky fakt ia shton akoma më shumë rëndesinë kontrolleve si check-up për zbulimin e rasteve me diabet/prediabet

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet