Rihapja pas pandemisë COVID-19, këshilla nga mjeku Tritan Kalo

Ndërkohë që situata e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë po shkon drejt përmirësimit, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka dhënë pesë këshilla për shqiptarët gjatë periudhës së rihapjes graduale të vendit.

“Së pari, se nuk duhet të përmbysin punën e tyre të mirë me durimin dhe vetëkujdesjen e treguar  në mënyrë shembullore gjatë këtyre javëve të fundit.

Së dyti, të mos dëgjojnë përrallat e politikanëve për një sëmundje imagjinare, por që ajo ekziston mëse realisht dhe ende shqetëson botën mbarë.

Së treti, me sëmundjet merren mjekët dhe personeli shëndetësor dhe jo politikanët që janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për pasuri, sepse ne si popull na kanë shqyer me kohë çdo rreckë të trupit dhe çdo trashëgimi pasurore apo pronësore.

Së katërti, se ne “mantelbardhët” jemi në krah të tyre për t’u kujdesur me përkushtim në çdo çast.

Së pesti, që të fillojnë dhe mendojnë më shumë për të ardhmen e tyre dhe jo të politikbërësve super të pasuruar, të cilët për bizneset e pasurimit të tyre e gjejnë në çdo kohë gjuhën e përbashkët. Sot nuk ka më të majtë apo të djathtë, por vetëm e vetëm Atdhetarë dhe Zuzarë”, -shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet