Rikonstruktohet Sanatoriumi, Rama: Investimet për të konkurruar privatin

Sanatoriumi i Tiranës

Pas 33 muajve rikonstruksion, Sanatoriumi i Tiranës është transformuar në një qendër rajonale spitalore. Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet e brendshme, do të kenë tani mundësi të marrin trajtimin e  duhur edhe në  Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Investimet prej 442 milionë lekësh për Sanatoriumin kanë krijuar kushte më të mira jo vetëm infrastrukturore, por edhe në laborator për ndërhyrje kirurgjikale.

Sanatarium_Edi Rama_Ilir Beqaj

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ishin dje tek  Spitali “Shefqet Ndroqi”, ku inspektuan disa nga pavijonet e reja. Sipas kryeministrit Rama, ky spital është shëmbëlltyra e vizionit të qeverisë për një sistem shëndetësor konkurrues me atë privat.

“Ka ende plot punë e progres për të bërë, por në një periudhë kohe kaq të shkurtër është përmbysur një histori e hidhur shumëvjeçare rrënimi e këtij spitali kaq të rëndësishëm, i cili është kthyer në një shtëpi të pastër mikpritëse, me infrastrukturë të re dhe me një kujdes shembullor ndaj pacientëve e familjarëve. Nuk është më sanatoriumi i dikurshëm, por është një spital rajonal që është pasqyra e ambicies sonë për një shëndetësi të rilindur, për një shërbim publik shëndetësor që nuk i lë asgjë mangët punës e që konkurron denjësisht me çdo spital privat në Tiranë”, deklaroi Rama.

Sanatarium1

Sanatorium2

 

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis