Koronavirusi kthehet në qytetin e Fierit. Në 24 orët e fundit, në tamponet e kryera, kanë rezultuar pozitivë 6 persona.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Ervis Kuçi për BalkanËeb, dy prej rasteve janë një punonjës i Kadastrës dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se ata janë të afërm, saktësisht xhaxha dhe nip dhe shkak i infektimit të tyre mendohet të jetë një festë familjare.
Si kadastra, ashtu edhe kompania vazhdojnë punën normalisht, por duke ndjekur masat dhe duke respektuar protokollet e sigurisë.
Kujtojmë se prej ditësh në Fier mungonin rastet pozitive, pasi testet e kryera rezultonin negative. Deri tani, 42 raste janë aktive në këtë qytet.

