Rikthehet izolimi i plotë në fundjavë: Nga nesër deri të hënën të gjithë në shtëpi

Edhe kjo fundjave do të jetë me kufizime maksimale për të gjithë qytetarët, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka njoftuar se ashtu se fundjavën e kaluar askush nuk duhet të dalë nga shtëpia prej orës 13:00 të së shtunës deri të hënën në orën 5:00 të mëngjesit.

“Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë, Rama pak ditë më parë ka njoftuar lehtësim me pikatore të kufizimeve, vetëm nëse situata do të përmirësohet.

Gjatë kësaj jave, qytetarët janë lejuar të dalin me autorizim për pazar apo nevoja bazike vetëm një orë në fashën nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00.

Ndërsa të moshuarit nuk lejohet të dalin nga shtëpia në asnjë orar. Për të gjitha ata qytetarë që nuk kanë zbatuar këto rregulla janë gjobitur nga ana e policisë.

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim