Rikthehet sëmundja e fruthit / Mjekët apel: Mos i injoroni këto shenja

Sëmundja e fruthit po njeh një përhapje të gjerë në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit, mes tyre edhe vendet fqinje si Kosova, Maqedonia apo Greqia. Por, duket se këto raste kanë trokitur edhe në vendin tonë, ku situata paraqitet alarmante.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, mjeku infeksionist Tritan Kalo paralajmëron se edhe vendi ynë kërcënohet nga kjo sëmundje infektive me lëvizjet e shumta të qytetarëve në këto vende fqinje, ku edhe janë raportuar raste jo të pakta me fruth.

Mjeku bën thirrje që mos t’i injoroni shenjat që paralajmërojnë për sëmundjet infektive, sidomos atë të fruthit.

Sëmundjet infektive ekzantematike janë të shumta, midis të cilave një vend jo për t’u nënvlerësuar ka edhe fruthi. Vendet tona fqinje si Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi kanë raportuar raste jo të pakta me fruth. Për këtë arsye, si dhe për arsye të lëvizjeve të shumta gjatë festave të fundvitit në këto vende, çdo familjari apo kolegu që do të ndeshet me pamje të tilla, në një të sëmurë i cili 2-3 ditë para këtyre shenjave ka patur edhe temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, ngjirje zëri, dobësi trupore, etj, ju lutem të ketë parasysh edhe këtë sëmundje, që nuk duhet nënvlerësuar për pasojat e mundshme të saja”. 

Dr. Alma Hoxhaj, mjeke infeksioniste

Fruthi ёshtё infeksion viral i cili shkaktohet nga virusi i familjes sё paramyxoviridae dhe ka njё infeksiozitet shumё tё lartё. Ёshtё i pёrhapur nё tё gjithё botёn dhe ka njё periudhё inkubacioni deri nё 2 javё.  Ai ёshtё i pranishёm nё faring, konjuktiva, nё  gjak, urinё dhe nё indet e tjera tё tё sёmurёve.

Burimi i vetёm i infeksionit ёshtё njeriu i sёmurё i cili ёshtё infektues qё nё fillim tё periudhёs katarale deri 5 ditё pas shfaqjes sё ekzantemёs. Pёrhapet me anё tё spёrklave nё ajёr qё bien nё membran tё mukozёs tё rrugёve tё frymёmarrjes ose nё konjuktivat. Ёshtё i pёrhapur mё shumё tek fёmijёt e vegjёl mbi moshёn 6 deri nё 8 muaj pasi para kёsaj periudhe janё antitrupat e fituar nga nёna. Zakonisht epidemitё ndodhin nё fund tё dimrit dhe nё fillim tё pranverёs./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?