Rimbursimi i barnave, përfitojnë të sëmurët me zemër e tumor

Edlira Sulejmani

Të sëmurët me tumor, apo dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare do të jenë kategoria e pacientëve që do të përfitojnë më shumë nga lista e re e barnave të rimbursueshme. Drejtori i fondit të sigurimeve të kujdesit shëndetsor, Astrit Beci tregon se lista e re e 2014 do të kemë më shumë barna, ndërkohë që edhe përpjesën tjetër të popullatës po punohet nëpërmjet grupeve të punës, që të përfitojnë barna me çmime më të ulëta se në vitet e mëparshme .
barna rimbursim“Ne pretendojmë që në 2014-tën të trefishojmë sasinë e lekëve që fondi përdor për citostatikët, por kështu të dyfishojmë sasinë e lekëve që kardiologjia invazive do marrri për proçedurat invazive që kryhen në rastet e nevojshme për popullatën. Në qoftë se gjatë 2013 një ilaç i cili merreshe me 100 lekë nga jashtë shkonte te pacienti me 162 lekë do të jemi me shifra me shumë më të pakta. Ne pretendojmë që në vitin e parë të ulemi në 15-20 lekë për ilaç.” tha Astrit Beci, drejtor i fondit të sigurimeve të kujdesit shëndetsor.

Fokusi i politikave të fondit të sigurimeve të kujdesisht shëndetsor do të jetë dhe futja e katër paketave të shërbimeve në spitalet publike e private, për të sëmurët që vuajnë nga zemra, mëlcia apo veshkat.

“Idea është nëse ne arrijmë me një kosto të caktuar minimale, të bëjmë një transplantë veshke, nesë vitin e parë kjo mund të na shkojë më shumë sesa çmimi i dializës së pacientit, vetëm në vitin e dytë direkt redukton koston, përmison jetesën dhe gjithçka është shumë mirë e kontrolluar. Llogaritje të tilla çojnë në një përformancë më të mirë të institucioneve tona shëndetësore por në një përmisim të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.”tha Astrit Beci, drejtor i fondit të sigurimeve të kujdesit shëndetsor.

Ndërkaq edhe sistemi parësor do ti nështrohet një reformimi. Për herë të parë pacientët do të përdorin kartën e pacientit kur të paraqiten për vizitat e ndryshme pranë qendrave shëndetsore, ndërkohë që çdo mjek familje do të ketë në mënyrë elektronike të gjitha të dhënat mbi sëmundëshmërinë e pacientëve që ai trajton.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën