Ringjallja e të vdekurve, projekti tronditës i kompanisë amerikane

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Duket si subjekti i një filmi horror, por në fakt është e vërtetë  – një kompani amerikane, që hulumton në fushën e biologjisë dhe teknologjisë, ka marrë dritën jeshile për projektin e saj të ardhshëm: ringjalljen e të vdekurve.ringjallja e te vdekurit

Kompania amerikane Bioquark ka marrë aprovimin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit si në SHBA ashtu edhe në Indi për të kryer një eksperiment klinik tek 20 të vdekur klinikisht.

Gjatë një periudhe 6-mujore, kompania nëpërmjet projektit ReAnima do të përpiqet të ringjallë pacientët e vdekur klinikisht (të cilët mbahen gjallë vetëm nëpërmjet pajisjeve) duke përdorur qelizat staminale, stimulimin e nervave dhe trajtime të tjera.

Shkencëtarët besojnë se përmes qelizave staminale, truri i ringjallur mund ta nisë “jetën nga e para”, pra personit do t’i duhet të mësojë gjithçka nga e para.

Burimi: The Next Web / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?