Rinia proteston para Inspektoratit të Punës

Pas ngjarjes tragjike, ndodhur në Tiranë, ku humbën jetën dy punëtorë dhe tre mbetën të plagosur, një grup të rinjsh, studentë kanë protestuar ditën e djeshme para Inspektoratit të Punës. Me pankartën “Inspektorati i Shfrytëzimit të Punëtorëve” dhe thirrjet: “A e keni marrë haraçin e radhës”, të rinjtë qëndruan për rreth një orë para derës së këtij institucioni.

Aksidenti i së premtes me punëtorët e ndërtimit është një rast i përsëritur nga mungesa e sigurisë në punë, ku janë shënuar edhe viktima. Nga 195 raste aksidentesh në punë gjatë 2018 humbën jetën 27 punëtorë. Viktima janë shënuar edhe në 2019. Vetëm gjatë periudhës janar – mars 2019, në 42 aksidente të ndodhura, 13 prej tyre kanë rezultuar fatale për jetën e punëmarrësve.

 

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik