Rinis transporti publik, publikohet data dhe rregullat që duhen zbatuar

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton lajmin për rinisjen e transportit publik, i cili është ndërprerë prej tre muajsh, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në një komunikim zyrtar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije se më 15 qershor do të rinisë transporti publik, që qëndron i bllokuar si aktivitet që prej fillimit të pandemisë, në mars.

“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik. 15 qershor rifillon shërbimi i transport publik, duke iu përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik,” shkruan ajo.

Nëpër urbanë do të lejohet 70% e kapacitetit dhe të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska.

https://www.instagram.com/p/CBIiDrrAg1a/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet