Riparohen retinat e para të syve me qeliza staminale

sy 2

Një skuadër kërkimore mjeksore japoneze bëri me dije se ka arritur të shërojë retinat e syve të një pacienti, duke përdorur qeliza staminale, çka ndodh për herë të parë te njerëzit. Skuadra në fjalë, e drejtuar nga kryekirurgu i institutit Riken, Masajo Takahashi, përdori qeliza stamilane pluripotente për të riparuar retinën e një pacienteje 70-vjeçare.

“Mendoj se kemi arritur të ringjallim shpresën për një kurim alternative te pacientët, dhe kjo më bën shumë të lumtur. Megjithatë, kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, kështu që kërkon mbështetjen e të gjithëve”, tha Takahashi për gazetarët pas operacionit.

Qelizat staminale janë dy llojesh: embrionike dhe të nxjerra nga lëkura apo gjaku i personave të rritur. Këto të dytat janë vlerësuar nga disa ekspertë si të rrezikshme për përdorim te njerëzit, por Takahashi shpreson të vertetojë të kundërtën me anë të operacionit dy orësh.

Megjithatë, edhe ky operacion ishte në kuadrin e testeve, pasi procedura nuk është autorizuar ende për zbatim masiv në spitale. “Pas operacionit të sotshëm është e qartë se ky trajtim është një alternativë. Kështu që unë do të punoj me vendosmëri deri sa ai të kthehet në trajtim standard”, shtoi kirurgu.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet