Në një tenxhere ve të zihet ujë i bollshëm me galina (1 copë). Prisni kërpudhat në copa dhe i vendosni të skuqen në një tigan me vaj ulliri të nxehur dhe një thelb hudhër.
Pasi skuqen disa minuta i hedh pak nga uji i ngrohtë me galina.
Në një tenxhere tjetër skuq pak qepë me gjalpë(1 lugë çaji) dhe më pas shton orizin duke e lënë të skuqet.
Hidhni ujin e ngrohtë dhe lereni për gjysmën e kohës së zierjes, ndërkohë sipas dëshirës mund të shtoni verë të bardhë tek kërpudhat dhe më pas i bashkoni me orizin në mes të minutazhit të zierjes.
Pasi e shërbeni në pjata mund t’i hidhni pak majdanoz sipër, sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!
Recetë e sjellë për “Shëndet+” nga lexuesja Samuela Hidri


