Roli i fizioterapisë në trajtimin e dhimbjes së mesit

Për shendeti.com.al, Petrit Drini, fizioterapist

Rekomandohet që në ditët e para pas shfaqjes së dhimbjes të bëhet pushim, përdoren medikamente si qetësues dhe antiinflamatorë dhe fillimi i fizioterapisë kryesisht nis me terapinë TENS. Në një fazë të dytë, kur dhimbja të jetë reduktuar pjesërisht, vazhdohet trajtimi me fizioterapi me objektiv kthimin e fleksibilitetit të shtyllës kurrizore, kthimin e funksionalitetit të plotë dhe stabilitetin, përgatitja e masës dhimbje mesi shtylla kurrizoremuskulare për të qenë në gjendje të përballojë aktivitetin e përditshëm fizik.

Metodat e përdorura janë metoda MekKenzi, Mezier, Souchard: ushtrime specifike për grup muskuj që stabilizojnë pjesën lumbare.

Në rastet ekstreme të stenozave të avancuara lumbare ose hernies së avancuar lumbare, zgjidhja e vetme mbetet ndërhyrja kirurgjikale. Pas ndërhyrjes kirurgjikale gjithmonë vazhdohet me rehabilitim fizioterapik.

Kohëzgjatja e trajtimit fizioterapi varion nga 5-7 ditë për lombalgjinë akute në 3-4 javë për lombalgjinë kronike. Frekuenca e seancave fizioterapike varion nga 2-3 seanca në javë. Garancia e ruajtjes së gjendjes së mirë shëndetësore për pacientët që kanë vuajtur më përpara nga dhimbja e mesit mbetet rivlerësimi i stilit të jetës, zakoneve të jetës së përditshme dhe lloji të punës. Disiplina në bërjen e ushtrimeve të mesit, luftimi i mbipeshës, bërja sport dhe një ekuilibër i mirë psiko –emocional do të garantojnë një funksionim të mirë të kolonës dhe mesit në përgjithësi.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?