Një copë mish vici tul, e mbushim me hudhra, e vemë për gatim në një tenxhere ku shtojmë vaj ulliri sipas dëshirës, një qepë (kokër të pa prerë) një spec të kuq ( të pa prerë) dy-tre domate të grira në rende dhe e kaurdisim me flake të ulët duke e rrotulluar dhe mishin në të dyja krahët. Gjithashtu shtojmë dhe erëza sipas dëshirës, pastaj e lemë të ziejë me gradacion të ulët.
I shtohet dhe ujë nëse perzierja e avullon lengun. Pas gjysëm ore shtojmë dhe 10- 15 gështenja të qëruara. Provojmë mishin herë pas here derisa ai te jetë bërë mire dhë të ketë ngelur në yndyrë.
E heqim nga zjarri. Në një pjatancë vendosim patatet që mund të jenë të skuqura ose të furrës ose në avull sipas dëshirës. Mishin e presim në feta me kujdes e vendosim në qëndër të pjatancës dhe e rrethojmë me patatet. Lëngun dhe gështenjat ja hedhim sipër mishit. Ju beftë mirë.
Recetë nga Samuela Hidri për “Shëndet+”


