Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Zbokthi është një problem që shfaqet në rastet kur lëkura e vdekur e kokës bie në formë “luspash”. Zakonisht kjo gjendje nuk përbën ndonjë problem të rëndë shëndetësor, por nuk është aspak estetike. Përveç shampove që shërbejnë për trajtimin e zbokthit, ekzistojnë edhe një sërë mjetesh alternative që mund ta eleminojnë zbokthin. Rozmarina është një nga erëzat më të mira për trajtimin e zbokthit.
Në një shampo bimore kundër zbokthit shtoni 10 pika vaj esencial rozmarine. Lajeni kokën si zakonisht me këtë shampo 2-3 herë në javë. Vaji esencial i rozmarinës është mjaft efektiv edhe në ndalimin e rënies së flokëve./ Burimi: livestrong.com


