Rozmarina, mbretëresha e erëzave

Blerina Bombaj, dietologe

Një erzë tipike e Mesdheut, e njohur për përdorim kurues, por edhe simbolik. Nxënësit në lashtësi, e kanë vendosur si kurorë në kokë me besimin se do të kishin mendje më të kthjellët. Në fakt, është e vërtetë se rozmarina gëzon veti ushqyese të shkëlqyera.

rozmarineVetitë ushqyese të rozmarinës:

  • E pasur në fibra, hekur, kalcium, tanina, flavonoide dhe vitaminë B6
  • Forcon kujtesën, përmirëson humorin, forcon shikimin dhe ndihmon qarkullimin e gjakut
  • Ka efekte të dobishme në pacientë që vuajnë nga sistemi nervor dhe qetëson stresin
  • Ndihmon mëlçinë në funksionin e saj, tretjen dhe lufton mikrobet e dëmshme
  • Është ilaç i mirë kundër rënies së flokut
  • Përdorni rozmarinë të tharë në ujin e vaskës për t’u qetësuar dhe tonifikuar!

Këshilla ime: zieni makaronat në ujë ku keni hedhur dy -tre kërcej rozmarinë dhe pak vaj ulliri! Marinoni gjithmonë mishin e kuq me rozmarinë, vaj ulliri dhe hudhër! Provoni të aromatizoni verën e shtëpisë me rozmarinë.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?