Rozmarina dhe rigoni nuk janë vetëm erëza të shijshme kuzhine. Kërkuesit e departamentit të shkencave të ushqimit në Universitetin e Ilinoisit kanë zbuluar se këto erëza janë të pasura me përbërës që mund të luftojnë diabetin ushqimor të tipit II njësoj si dhe ilaçet. Studimi i publikuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” dhe studimet e mëparshme tregojnë efektshmërinë e tyre në parandalimin e diabetit.
“Polifenolët dhe flavonoidet që kanë këto erëza janë të afta të pengojnë enzimat që luajnë rol kyç në sekretimin e insulinës”, shpjegon autorja e kërkimit, duke vijuar se këto erëza janë efektive si në formë të njomë ashtu edhe kur janë të thata, madje në këtë rast janë edhe më të efektshme. / ANSA


