Rozmarinë për dhimbjet e muskujve, dhe jo vetëm

Rolina Naço, dietologe

Marrim një degë rozmarine dhe e presim imët. Më pas i shtojmë vaj bajame ose kokosi (pasi përthithet më shumë nga lëkura jonë) dhe e lëmë në errësirë për 30-40 ditë dhe vaji është gati për të fërkuar pjesët e trupit rozmarineqë kemi dhimbje! Për të përfituar nga vetitë terapeutike të rozmarinës përditë, atëherë mund ta shtojmë një degë te vaji i ullirit që përdorim për gatim.

Rozmarina bëhet një xhel i shkëlqyer për muskujt, pasi stimulon qarkullimin e gjakut dhe na lehtëson nga dhimbjet muskulare, nga ftohjet, traumat nga aktiviteti fizik dhe dhimbjet reumatizmale.

Nëse e përdorim në gatim, ne përfitojmë duke lehtësuar tretjen, kontraksionet e zorrës së trashë, fryrjen, ndihmon mëlçinë të detoksifikohet dhe krijimin e lëngjeve biliare dhe lirimin e rrugëve të cilat luajnë një rol tepër të rëndësishëm për tretjen e yndyrnave.

Ndaj dhe do të rekomandoja të përdoret me konsumimin e ushqimeve me yndyrë shtazore. Nëse e doni me koncentrat, atëherë në treg ka edhe vaj rozmarine.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit