Rrathë të errët poshtë syve? Mos u shqetësoni, mund t’i reduktoni edhe me lugë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

rrathe te erret lugeRrathët e errët poshtë syve mund të shkaktohen nga pagjumësia, stresi, gjenetika, kequshqyerja etj. Ato nuk janë aspak estetikë dhe ju bëjnë të dukeni më të lodhur dhe më të mëdhenj në moshë.

Mund të duket e çuditshme, por metodë shumë efektive për reduktimin e rrathëve të errët të syve është përdorimi i lugëve të ftohta. Merrni dy lugë dhe vendosini në frigorifer për 10 minuta. Më pas vendosini nën sy për 10 sekonda, bëni 10 sekonda pushim dhe vendosini përsëri, përsëriteni këtë procedurë derisa luga të ngrohet. Kjo metodë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe riaktivizon indet në pjesën rreth syve. Për rezultate më të mira vendosni 2 feta kastraveci poshtë syve, pas përdorimit të lugës. Kastraveci hidraton dhe i jep elasticitet lëkurës.

Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave