Rrëfimi: Në spital nuk ka humanizëm

Prej 9 muajsh bashkëshortja e Asllan Patriotit ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit, ku nuk ka as shërbim dhe as ilaçe dhe gjithçka paguhet me para në dorë

Mark Brunga

Me gjithë punën e bërë për të përmirësuar shërbimin shëndetësor ndaj pacientëve, në Spitalin Rajonal të qytetit të Durresit, për të cilin flitet se Asllan Patrioti (2)është rritur ndjeshëm kërkesa e llogarisë, përsëri ka mjaft probleme dhe të sëmurët kanë ankesa të drejtpërdrejta për një shërbim të kryer jo sipas standardeve të kërkuara, por edhe në ndonjë rast për mungesë humanizmi të personelit dhe për anashkalim të detyrimeve ligjore që kanë në shërbim të të sëmurëve.

Në orët e para të mëngjesit gjejmë para këtij spitali shtetasin Asllan Patrioti, i cili është mjaft i lodhur. Thotë se ka bashkëshorten e vet të shtruar prej 9 muajsh në këtë spital. Silva Patrioti është e paralizuar. Ai thotë se është i detyruar që të vijë dhe t’i shërbejë vetë çdo natë së shoqes, pasi infermieret dhe sanitaret e repartit të neurologjisë së këtij spitali nuk e kryejnë shërbimin.

Akuzat e Patriotit shkojnë edhe më tej për këtë personel, të cilët sipas tij janë jo vetëm indiferentë dhe shpesh kërkojne para në shkëmbim të shërbimit, por dhe se në orarin e punës për të cilin paguhen me paratë e taksapaguesve, ata flenë.

Patrioti thotë i shqetësuar se “Përsa i përket kujdestarisë, gjatë natës, si infermieret dhe sanitaret, nga ora 12:00 deri në orën 05:00 janë në gjumë. Kujdestaria ndaj pacientëve është zero. Kur të sëmurët kanë shqetësime shëndetësore gjatë natës, duhet t’i zgjosh vetë nga gjumi. Dhe pasi të zgjohen, duhet së paku çerek ore që të vijnë”.

Postime të ngjashme

Mjekja hedh foton e mushkërive të një pacienti, shpërthen: Nuk e doni jetën, vjen vetë shoku Covid, ju përqafon e kafshon...
E drejta për trajtim jashtë vendit, pacientët të painformuar. MshMs asnjë informacion publik
Skandal/ MSH jep këshilla për të nxehtin, pacientët e QSUT-së freskohen me copa kartonësh
Bluzat e bardha shkelin kodin e etikës, rrezikojnë gjobë nga 2 000 deri 20 0000 lekë
Drejtoresha e spitalit firmos për dypunësimin e vetes, cakton dhe rrogën
Talasemikët: Mes nesh fëmijë me hepatit dhe HIV
Hemofilikët, pesë muaj pa ‘faktorin e jetës’
Urgjenca e QSUT-së nën presionin e radhëve të gjata, pacientët marrin serumin nëpër korridore