Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Mbipesha dhe obeziteti janë probleme që po prekin shumë njerëz. Sfida për të rënë në peshë është një nga më të mëdhatë dhe do përkushtim maksimal. Dietat ju vijnë në ndihmë në këto raste, por nëse nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor edhe pas saj, ju do t’i merrni 2-fish kilogramët e humbur. Ja disa nga rregullat e arta që duhet të ndiqni për të rënë në peshë pa mbajtur dietë specifike:
Mos hani pas orës 19:00 të mbrëmjes, pas kësaj ore trupi bie në qetësi dhe yndyrnat akumulohen në trup.- Konsumoni 2 kafe në ditë, por pa sheqer. Kafja stimulon metabolizmin dhe ju ndihmon të digjni kalori.
- Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin
- Hani supë çdo ditë. Supa me perime është një alternativë shumë e mirë sepse ju zvogëlon ndjesinë e urisë.
- Mbani një veshje të ngushtë për ta pasur si “frymëzim”. Kujtohuni që duhet të arrini në atë pikë për të rënë në peshë, sa të vishni fustanin e preferuar.
- Përdorni gota të gjata e të ngushta kur doni të konsumoni ndonjëherë alkool. Në këtë mënyrë ju do të konsumoni më pak.
- Përdorni pjata të vogla për ushqim.
- Zëvëndësojeni mishin e kuq me bishtajore.
- Hani drithëra dhe djathë pa yndyrë.
- Bëni aktivitet të rregullt fizik
- Flini mjaftueshëm
- Pini çaj jeshil çdo ditë.
Burimi: goodmorninghealth.com


