Mjekët paralajmërojnë se rrobat e reja duhet të futen direkt në makinë larëse para se t’i vishni. Sipas një eksperti të lëkurës, kimikatet e përdorura për t’u dhënë një pamje pa rrudhë rrobave në dyqane mund të shkaktojnë skuqje apo reaksione alergjike.
Profesor Donald Belsito, dermatolog në Qendrën Shëndetësore të Universitetit të Kolumbias në Nju Jork, thotë se rrobat duhet të lahen të paktën një herë dhe paralajmëron se pëlhura gjithashtu mund të fshehë insekte të lëna nga njerëz që mund t’i kenë provuar më parë rrobat në dyqan.
Prodhuesit e rrobave të shitura në Britaninë e Madhe nuk janë të detyruar të zbulojnë përdorimin e kimikateve anti-rrudhosje në etiketa. Por testet në Zelandën e Re zbuluan nivele në rroba kineze që ishin deri në 900 herë më të larta se kufiri i parashikuar i sigurisë. Asnjë testim nuk është bërë në rroba të ngjashme të shitura në Britani.
Profesor Belsito, specialist në pezmatimin e lëkurës, tha se rrëshira është një keqbërës i veçantë. Gazi pa ngjyrë aplikohet në disa rroba për të ndaluar zhubrosjen dhe zvogëlon mundësinë e zhvillimit të mykut. Por kjo është e lidhur edhe me acarimin e lëkurës dhe reaksionet alergjike, madje disa shkencëtarë besojnë se kjo mund të rrisë dhe rrezikun e kancerit. Ai tha se ngjyrat mund të jenë gjithashtu një problem, pasi mund të shkaktojnë një reagim të ashpër të lëkurës në ata që janë alergjik. Një larje e vetme mund akoma të lërë disa bojë, kështu që këshillohet që rrobat të lahen dy herë nëse jeni alergjikë ndaj kimikateve.
Derisa e ngjyrosura është shpëlarë, përdoruesit mund të vënë re kruarje apo skuqje, sidomos pranë zonave ku ka fërkime apo djersitje, si bel, qafë,kofshë dhe rreth sqetullave.”
Profesor Belsito tha se rrobat mund të përmbajnë edhe insekte të lëna nga njerëz të cilët i kanë provuar më parë ato në dyqan. Duke folur për Gazetën “Wall Street”, ai shtoi: “Unë kam parë raste të morrave që ndoshta janë transmetuar nga provat në dyqan, dhe nuk janë sëmundje të caktuara ngjitëse që mund të kalonin përmes veshjeve. Infektimi tjetër që kam parë është një veshje me zgjebe”
Mjeku këshillon që të gjitha rrobat e reja të lahen të paktën njëherë, me një shpëlarje të dyfishtë para se ta vishni, pa marrë parasysh se çfarë pëlhure është./ Elsa Musaj


