Rregullat se si duhet të hani në restorant (për diabetikët)

Shumica e atyre që shkojnë në restorant, përpiqen të shmangin zgjedhjen e menyve me shumë yndyrë dhe shumë kalori. Por ata që kanë diabet, zakonisht kanë më tepër gjëra për të cilat shqetësohen kur u duhet të zgjedhin meny. Duhet të krijoni një ide se sa gramë karbohidrate mund të merrni dhe nëse kjo sasi restorante mban në vlerë normale apo e shton nivelin tuaj të sheqerit në gjak.

Ndoshta do të doni të zgjidhni diçka që siguron një sasi të moderuar të yndyrnave mono-të ngopura, pasi shumë prej jush mendojnë se kështu mund të mabjnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu, mund të keni nevojë, të mbani sasinë e yndyrnave të ngopura apo acideve transyndyrore në nivel të ulët; nga ana tjetër, nivelin e acideve yndyrore omega-3 ta mabni në nivel të lartë, që të mbroni zemrën. Po kshtu, shuam prej jush mund të kenë nevojë ti numërojnë edhe gramët e proteinave dhe kaliumit, nëse janë me dializë.

Duket sikur ka mbetur shumë pak në pjatë. Në pamje të parë, duket sikur e gjitha kjo mund ta heqë dëshirën për të ngrënë, apo jo?

Në fakt, mund të gjendet e mesmja e artë midis asaj që duhet të llogaritni dhe asaj që porositni e shijoni. Kjo ëhstë plotësisht e mundur. Duhet vetëm pak praktikë. Gjithashtu, ka shumë rëndësi të numëroni gramët e yndyrës, fibrës dhe karbohidrateve për zgjedhje të ndryshme menush.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni