Rreziku “i heshtur” që shkakton probleme me frymëmarrjen, dhimbje koke, madje edhe kancer!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta             

kencTrupi ynë kërkon disa mënyra për t’u çlodhur dhe qetësuar, disa herë,  është e mjaftueshme  një vaskë e nxehtë dhe qirinj aromatikë, proces i cilësuar si Aromatherapy.

Megjithatë, kjo metodë nuk është aq e shëndetshme sa e këndshme. Me sa duket, këta qirinj mund të lëshojnë në ajër një substancë kancerogjene.

Një artikull i botuar në janar të vitit 2001, i quajtur “Qirinjtë dhe temjani, burime të mundshme të ndotjes së ajrit” raportoi se shumica e prodhuesve në SHBA, kanë rënë dakord të shmangin përdorimin e plumbit në fitilat e qirinjve.

Megjithatë, me sa duket, 34.8 për qind dhe 13.4 për qind e qirinjve ne përdorim janë të importuara nga Hong Kong dhe Kina, ku rregullat dhe rregulloret nuk janë aq strikte dhe nuk përfshijnë të njëjtat standarde si në SHBA. Kjo do të thotë se qirinjtë e importuara përmbajnë përbërës toksikë.

Hulumtimi i EPA-së thotë se qirinjtë me fitila plumbi kanë potencial të dëmtojnë shëndetin gjatë djegies. EPA sugjeron konsumatorët të përdorin qirinj pa përmbajtje plumbi për të ruajtur shëndetin e tyre.

Ekspozimi ndaj qirinjve me fitila që përmbajnë plumb ndikon në sistemin qendror nervor dhe mund të rezultojë në:

  • Ankth
  • Humbje të kujtesës
  • Nervozizëm
  • Ndryshimet në humor dhe personalitet
  • Depresion
  • Ndryshimet e sjelljeve neurotike
  • Hiperaktivitet
  • Hipertension
  • Sëmundje të veshkave
  • Çregullime gjumi
  • Letargji
  • Agresion
  • Mungesë përqendrimi
  • Humbje të oreksit
  • Vështirësi në frymëmarrje

Burimi: healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit