Rreziku nga ataku kardiak, evitoni kontaktin direkt me ujin e ftohtë

Ilma Lamçe

Gjithmonë gjatë periudhës së plazhit të shumtë janë personat që humbasin jetën kur futen në det. Kjo për shkak të kontaktit të menjëhershëm me ujin e ftohtë. Mjekët këshillojnë të shmanget kontakti direkt me ujin e ftohtë në ditët e nxehta, në mënyrë që të eliminohet rreziku i atakut kardiak.

Në zonat bregdetare ka qenë i lartë numri i personave që kanë humbur jetën, kryesisht të moshuar të cilët gjatë kontaktit me ujin e ftohtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pa lënë as mundësinë që t’ju jepej ndihma e parë.

Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë. Ka patur raste me shok anafilaktik, që është një gjendje urgjente. Duhen marrë masa të menjëhershme dhe duhet trajtuar në mënyrë të shpejtë. Shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut mbetet gjithashtu ndër këshillat kryesore të mjekëve./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë