Rreziku nga retinopatia diabetike

Sa përqind e pacientëve me diabet preken nga retinopatia diabetike, a janë njësoj të
rrezikuar si pacientët me diabeti tip 1 dhe ata me diabet tip 2?

Dr. Adriana Lapardhaja/ Dr. Evis Sinjari
Sipas statistikave të studimeve mbi diabetin dhe retinopatinë diabetike 85-90 % e pacientëve me diabet preken nga retinopatia diabetike, gjatë 20 viteve nga momenti i diagnostikimit me diabet. Kjo statistikë është në varësi të kohës që pacienti vuan nga diabeti. Dëmtimet e para në retinë ndodhin pas një periudhe 4- 5 vjet nga diagnostikimi i sëmundjes së diabetit. Gjatë kësaj kohe rreth 26 – 30 % të pacientëve me diabet diagnostikohen me retinopati diabetike.
Statistikat tregojnë rritje deri në 65 % të incidencës së retinopatisë diabetike tek pacientët që vuajnë prej 10 vitesh nga diabeti.

Pacientët që vuajnë nga tipi 1 i diabetit preken nga forma proliferative e retinopatisë diabetike, e cila nëse nuk trajtohet në kohë çon në humbje të shpejtë dhe të parikthyeshme të shikimit.

Kjo formë e retinopatisë karakterizohet nga hemorragji të përsëritura në sy deri në shkëputje të retinës si komplikacion nga mos trajtimi në kohën e duhur.
Pacientët me tip 2 të diabetit janë të rrezikuar më tepër nga makulopatia diabetike
(dëmtimi i makuls, pjesës centrale të retinës). Tek këta pacientë ulja e shikimit
ndodh në mënyrë graduale, progresi i sëmundjes është më i ngadaltë por nëse nuk
trajtohet rezultati është po i njëjtë,humbje e parikthyeshme e shikimit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?