Rreziku që vjen nga moslarja e dhëmbëve (nga prishja e tyre deri në atak në zemër)

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Dhëmbët normalisht duhen larë dy herë në ditë, por ka dhe nga ata që e shmangin këtë zakon të përditshëm.

Sipas dentistëve, moslarja e dhëmbëve mund të çojë në disa probleme shëndetësore, duke filluar nga prishja e dhëmbëve dhe gjakderdhja e mishrave, deri tek zhvillimi i sëmundjeve koronare të zemrës.

Ja cilat janë disa nga pasojat nga moslarja e dhëmbëve:

Erë e keqe e gojës: Nëse nuk i lani dhëmbët dhe gjuhën rregullisht, mbetjet ushqimore në gojë do të çojnë në formimin e pllakës bakteriale dhe prishjen e dhëmbëve. Bakteret e rritura në gojë do të shkaktojnë gjithashtu erë të keqe të saj.

 Sëmundje koronare e zemrës: Toksinat dhe bakteret e gojës mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut duke bllokuar arteriet e për pasojë mund të sjellë bllokim dhe atak në zemër.

Gjakderdhje të dhëmbëve: Duke larë dhëmbët stimulohet edhe qarkullimi i gjakut në mishrat e tyre dhe kjo është pjesë e rëndësishme e shëndetit të gojës. Nëse nuk i lani atëherë stimuloni gjakderdhjen e tyre.

Prishje të dhëmbëve: Nëse nuk i lani dhëmbët rregullisht, fillon të krijohet inflamacion në mishrat e dhëmbëve, e për pasojë, nëse nuk trajtohet, ju dëmton kockën e nofullave, dhe krijon hapësirë mes dhëmbëve dhe mishrave. Kështu do të humbisni dhëmbët tuaj.

Nuk ka më puthje! Nëse do të keni të gjitha këto të këqija nga moslarja e dhëmbëve, të jeni të sigurt se askush nuk do të donte t’ju puthte.

Çngjyrosje të dhëmbëve: Gjatë ngrënies konsumojmë edhe pije të ndryshme me ngjyrë, apo verë dhe kafe dhe nëse dhëmbët nuk lahen do humbasin bardhësinë dhe shkëlqimin e tyre.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën