Rreziqet e të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë

Të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë nuk i bën mirë shëndetit dhe trupit tuaj.  Studimet kanë treguar të ndenjurit ulur për një periudhë të gjatë kohore çon në rritjen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, diabetin, kancerin, osteoporozën etj.

Rreziqet shëndetësore janë më të mëdha tek njerëzit që qëndrojnë ulur për 8 – 9 orë në ditë dhe ndikimi është më i madh tek ulur kompjuternjerëzit që nuk ushtrohen rregullisht. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 14%, kancerin me 13%, diabetin me 91%.

Të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë dëmton trupin: Në rastet kur rrini ulur për një kohë të gjatë, muskujt djegin më pak yndyrë dhe gjaku rrjedh më ngadalë. Në këtë pikë acidet yndyrore e kanë më të lehtë që të bllokojnë zemrën. Të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë, është i lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe rritjen e nivelit të kolesterolit. Ky është shkaku pse thuhet se personat që qëndrojnë ulur për një kohe të gjatë, kanë rrezik të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku i diabetit: Dr Michael Roizen (klinika Cleveland) thotë se kur rrini ulur për një kohë të gjatë, rritet rezistenca juaj ndaj insulinës, kjo do të thotë se sheqeri në gjak nuk lëviz natyrshëm në qeliza. Prandaj qëndrimi për një kohë të gjatur ulur, rrit rrezikun e sëmundjes së diabetit.

Problemet me qafën, supet dhe kurrizin: Kur qëndroni ulur para kompjuterit, mund të ketë tendosje të rruazave të qafës apo kurrizit dhe kjo gjë çon në dhimbje të shtyllës kurrizore dhe qafës. Probleme të tjera nga qëndrimi ulur janë këmbët e fryra dhe venat me variçe, sepse ngadalësohet qarkullimi i gjakut. Sëmundja e osteoporozës është një nga sëmundjet më të shpeshta që mund të vijë nga ky fenomen. Ju duhet të ushtroheni çdo ditë 30 minuta. Bëni ushtrime për shtyllën kurrizore, qafën, zonën e legenit dhe këmbët.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit