Rreziqet nga dielli, cfarë duhet të dimë që dielli të mbetet një kënaqsi

diell

Të gjithë ne përfitojmë nga dielli dhe i dimë të mirat e tij. Ai ngre moralin dhe ndihmon prodhimin e vitaminës D.
Por ndonjëherë harrojmë që ai mund të jetë i rrezikshëm. Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve Maj dhe Gusht, ndaj dhe gjatë të gjitha aktiviteteve tuaja si psh në mjedis të hapur, nëse jeni në kopshtin tuaj, në kafene, në plazh, në mal apo në fushë, nëse bëni sport apo thjesht shëtitje këshillohet të mos abuzohet me ekspozimin në diell.
MBROHUNI QË DIELLI TË MBETET NJË KËNAQËSI
Kërkoni hijen dhe shmangni ekspozimin në dielli midis orës 12.00 dhe 16.00. Gjatë këtyre orëve rrezatimi ultraviolet i diellit (UV) është më i fortë. Për të gjitha aktivitetet që mund të zhvilloni në mjedis të hapur, kërkoni vende me hije. Mos harroni që në plazh çadra e diellit është e domosdoshme, por nuk ju mbron plotësisht pasi rrezet e diellit pasqyrohen edhe nëpërmjet rërës.
Mbrohuni duke veshur bluzë dhe duke përdorur syze dhe kapele.
Veshjet filtrojnë rrezet UV dhe përbëjnë mbrojtjen më të mirë kundër diellit.
Syzet e diellit janë të domosdoshme. Zgjidhni një formë mbuluese sa më të madhe dhe sigurohuni që të jenë të normës CE (më mirë CE 3 ose CE 4), për të pasur një mbrojtje të lartë dhe të vërtetë.
Mbajtja e kapeles mbron sytë dhe fytyrën. Zgjidhni një kapele me strehë të gjerë që të mbulojë gjithashtu edhe qafën.
Lyhuni rregullisht me krem dielli.
Lyeni me krem dielli të gjitha pjesët e trupit që nuk mbulohën nga veshjet. Përdorni filtra mbrojtes të larte (minimumi 30 SPF dhe madje 50 SPF në diellin e fortë), që sigurojnë mbrojtjen ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Përsëriteni lyerjen çdo dy orë dhe sigurisht mbas çdo larjeje. Kujdes! Lyerja me krem nuk të lejon të rrish më gjatë në diell dhe e vetmja mbrojtje totale janë veshjet.
Tregoni kujdesin maksimal edhe në mbrojtjen e fëmijëve. 
Bebet deri 1 vjeç nuk duhet kurrë të ekspozohen ndaj diellit.
Fëmijët dhe adoleshentët duhet të mbrohen me shumë kujdes. Deri në pubertet, lëkura dhe sytë janë më delikate dhe më të ndjeshëme ndaj rrezeve UV. Djegiet nga dielli dhe ekspozimet e përsëritura deri në pubertet kanë një ndikim madhor në zhvillimin e kancerit të lëkurës në moshën e rritur.
Nuk sygjerohen rrezatimet me ultraviolet artificial në solarë.
TË KUPTOJMË RREZIQET
Rrezikshmërinë më të madhe të diellit e përbëjnë rrezet ultraviolet (UV). Këto rreze mund të përcillen nga burime natyrore si dielli apo nga buirme artificiale si psh llampat e solarit. Ato janë krejtësisht të padukshme për syrin e njeriut dhe nuk shkaktojnë asnjë ndjesi nxehtësie.
Rreziqet e lidhura me UVB njihen prej kohësh ndërsa ato të lidhura me UVA njihen shumë pak. Por që të dyja janë të rrezikshme pasi depërtojnë epidermën, shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe mund të veprojnë mbi sytë.
Rrezet UVA filtrohen shumë pak nga atmosfera dhe përbëjnë 95% të rrezatimit ultaviolet që arrin në sipërfaqen e tokës.
Rrezet UVB filtrohen më shumë por intensiteti i tyre rritet gjatë ditës.
Rrezatimi ultraviolet mund të shkaktojë dëme të përhershme dhe në rastet më të rënda është vdekjeprurës.
Ekspozimi ndaj diellit paraqet rreziqe të shumta:
Në lëkure ai shkakton djegie nga dielli, plakje të parakohshme, alergji dhe në rastet më të rënda kancer (Melanomën dhe Karcinomën).
Për sytë mund të shfaqen menjëherë dëmtime të rënda siç është Oftalmia (djegia e syrit nga dielli) ose Katarakti (perdja) apo degjenerimet e retinës.

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin