Rreziqet shëndetësore që lidhen me plastikën

plastikaKëto janë disa nga rreziqet që lidhen me përdorimin e plastikës:

  • Polietileni, përbërës i shumë prodhimeve plastike, të cilat përfshijnë qese plastike, shishe e gota njëpërdorimëshe, çamçakëz dhe lodra, besohet të jetë kancerogjen.
  • Disa shishe uji plastike përmbajnë Bisefenol A, një përbërës që mendohet se shkakton kancer, dëmton sistemin imunitar që çon në zhvillimin e një puberteti të hershëm dhe ndihmon në shkaktimin e obezitetit dhe diabetit.
  • Polistireni, lloj plastike që përdoret për të prodhuar artikuj polisteroli poroz, si gota dhe pjata njëpërdorimshme besohet se futet në trupin e njeriut me anë të ushqimit dhe akumulohet në indet yndyrore. Ai mund të shkaktojë irritim në sy, hundë dhe fyt.
  • Etilini tetrafluorit, përbërësi plastik që përdoret për prodhimin e enëve jongjitëse për gatim, mund të irritojë sytë, hundët dhe të shkaktojë probleme të frymëmarrjes.
  • Akriliku i përdorur për prodhimin e rrobave, lenteve të kontaktit, protezave, ngjitësve të ndryshëm, produktet që përdoren për përgatitjen e ushqimit, pelenave, pecetave higjienike, gjithashtu edhe produkte të tjera, mund të shkaktojnë të përziera, të vjella, diarre, vështirësi të frymëmarrjes dhe dhimbje koke.
  • Klorur polivinili, një lloj plastike e përdorur në paketim, kontenierë, artikuj kozmetikë dhe për shërbime të ndryshme, lidhet me zanafillën e kancerit, lindjes dhe kushteve gjenetike. Ai gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje të lëkurës, bronkit, shurdhim dhe probleme me shikimin, si dhe probleme me tretjen dhe mëlçinë.
  • Ftalatesi, i pranishëm në emulsione, bojëra, këpucë dhe lodra, midis tyre dhe në produkte të tjera, është i lidhur me çrregullimet hormonale, çështjet e zhvillimit mendor, kancerin, masat e reduktuara të spermës, sterilitetin dhe imunitetin e dobët.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim