Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Makaronat janë konsideruar si armik i personave që mbajnë dietë. Ndërsa për italianët është krejt e kundërta. Sipas tyre, ideja që makaronat të shëndoshin është mit, pasi ato ndihmojnë për t’u dobësuar.
Nëse makaronat bëhen pjesë e dietës mesdhetare, e pasur me perime dhe vaj ulliri, ato ulin Indeksin e Peshës Trupore dhe perimetrin e belit, thonë ekspertët italianë të dietave.
Gjatë një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh italianë, u analizuan dietat e më shumë se 23 mijë njerëzve nga dy zona të ndryshme në Itali. Ata u kërkuan pjesëmarrësve të regjistronin gjithçka që konsumonin dhe më pas i pyetën për dietën ushqimore. Në fund të studimit ata panë që edhe pse italianët kishin konsumuar makarona thuajse çdo ditë, ata vazhdonin të ishin të dobët. Sipas tyre, makaronat nuk të shëndoshin, por ndodh e kundërta; ato të dobësojnë.
Ndryshe nga popujt e tjerë, italianët nuk i ziejnë shumë makaronat dhe i përziejnë me perime të ndryshme. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse ata nuk shtojnë në peshë, edhe pse konsumojnë makarona thuajse çdo ditë.
“Në pikëpamje të përgjithshme, makaronat janë konsideruar gjithmonë jo të përshtatshme për të rënë në peshë. Prandaj shumë njerëz i kanë përjashtuar nga vaktet e tyre. Nga studimi i fundit, ne mund të themi se kjo është një qëndrim jo i duhur”, shprehet prof. Licia Iacoviello nga Instituti Neuromed në Itali.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


