Rrihen nga grabitësit, spitali nuk i mjekon

spitali ushtarakJanë rrahur dhe keqtrajtuar nga grabitësit, ndërsa në spital nuk marrin mjekimin e duhur. Ngjarja ka ndodhur sonte në Kamzë, ndërsa në Spitalin Ushtarak (Spitali i Traumës) në Tiranë, pas dhunës dhe keqtrajtimit të grabitësve, familjarët Flora Koliqi, 60 vjeçe së bashku me të shoqin nuk kanë marrë mjekimin e duhur. Janë lënë në pritje që mbrëmë në orën 21:00 deri sot në orën 12.

Familjarët shumë të shqetësuar janë sorollatur së bashku me të dhunuarit nëpër korridoret e spitalit, pa marrë ndihmën e duhur, por i kanë lënë gjithë natën në pritje. Asnjë doktor, mjek, infermier s’i ka marrë për t’i vizituar.

Vetëm pas shumë përpjekjesh çifti i moshuar ka marrë shërbim mjekësor dhe është dërguar në shtëpi. Për “Shëndet+” kryefamiljari denoncoi neglizhencën e bluzave të bardha, ndërsa gruaja e tij ishte shumë rëndë as nuk lëvizte as nuk fliste dot, pasi ishte rrahur keqazi./ D.Porja

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi