Rrihet infermieri i urgjencës, goditet mjekja

Një infermier i urgjencës goditet nga dy persona të pirë. Ky fakt bëhet i ditur nga mjeku Petrit Vargu, i cili shprehet: “Sonte në qsutorën 2:00 të natës dy persona të pirë goditën duke i bërë plagë të rënda në fytyrë infermierit të urgjencës Gj.L, 32 vjeç. E reja e këtij skandali nuk është më dhunimi i bluzave të bardha, por fakti që këto akte rrugaçërie të kryera gjatë orarit të punës, nuk janë më lajm. Kronikat e zeza në mjekësi vazhdojnë dhe përgjegjës nuk ka”.

Ndërkohë bëhet e ditur se po sot një mjeke është goditur nga një pacient. Në një deklaratë për shtyp, QSUT thotë:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dënon me forcë aktin e shëmtuar të dhunimit të mjekes B.H. në ambientet e QSUT-së, nga shtetasi H.H. ndërkohë që po ushtronte detyrën e saj.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të denoncimit që vetë mjekja ka bërë në organet kompetente, u bën thirrje këtyre të fundit që t’i shkojnë deri në fund investigimit të ngjarjes si dhe të marrin të gjithë masat e parashikuara në ligj për ndëshkimin e autorit të dhunimit të mjekes B.H.

Duke u nisur dhe nga rasti i dhunimit të infermierit Gj.L. në ambientet e Urgjencës së QSUT një ditë më parë, QSUT dëshiron t’u rikujtojë të gjithë qytetarëve se mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është në dispozicion të tyre, për t’u ofruar një shërbim mjekësor sa më cilësor, si dhe të mos bien pre e një fryme dashakeqe ndaj këtij personeli, frymë e cila e gjen shprehjen edhe në aktet e dhunshme si ai i djeshmi ndaj infermierit apo i sotmi ndaj mjekes, të dy teksa ushtronin detyrën e tyre.

Rritja e presionit ndaj personelit mjekësor, ndërkohë që ky kryen detyrën në shërbim të pacientëve, nuk është as në interes të objektivit tonë për të ofruar një shërbim me cilësi, as edhe në interesin e pacientëve, të cilët vijnë për ta marrë këtë shërbim në spitalet tona.

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë