Rrisni futjen e hekurit në trup nëse vini re këto shenja!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

shenjaEdhe pse kjo mund të duket e pazakontë, mungesa e hekurit, anemia është një sëmundje shumë e pranishme që përfaqëson mungesë të qelizave të kuqe të gjakut në organizëm.

Shkaqet më të shpeshta të anemisë janë sëmundjet e organeve të tjera, humbja e madhe e gjakut, ushqimi joadekuat i varfër me hekur dhe prodhimi shumë i vogël i eritrociteve. Supozohet që çdo e dhjeta femër në një moment të jetës së vet sëmuret nga anemia, ndërsa ajo i prek edhe meshkujt dhe fëmijët, thonë ekspertët. Ja disa nga simptomat që tregojën mungesë të theksuar anemie.

  • Ndjeheni të lodhur, edhe pse nuk keni ndonjë aktivitet fizik të ngarkuar
  • Vini re shkurtim të frymarrjes (dispnea)
  • Ndryshimi në aparencë si zbehje dhe thonjë të thatë
  • Dhimbje koke
  • Rrahje jo të rregullta të zemrës(palpitacione)
  • Plagë në gojë
  • Ndryshime në shijim dhe zhurma në vesh

Çfarë të bëni:

Sigurohuni të konsumoni një dietë të shëndetshme dhe produkte të dobishme.

Ushqime të tilla si mish, vezë, peshk dhe zarzavate me gjethe, drithëra, buke ose qumësht, do të rrisin nivelin e hekurit në organizëm dhe do të përmirësojnë shëndetin tuaj.

Ju gjithashtu mund të merrni suplemente hekuri. Sigurohuni që të bëni një vizitë tek mjeku, para se të krijoni opinione të gabuara mbi sëmundjen.

Burimi: healthyfoodhouse

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni