Rriten kërkesat për rregullimin e vaginës

Operacionet e vaginës janë tepër të pëlqyera tek gratë e reja. Sidomos nga vajzat e moshës 18-24 vjeç. Çdo vit 1150 gra nëpër botë bëjnë probleme gjinekologjike kisteoperacione të vaginës. Operacionet përfshijnë uljen e madhësisë së buzëve të brendshme për t’i bërë ato më simetrike dhe më të vogla se buzët e jashtme.

Rritja e popullaritetit të këtij lloj operacioni, sidomos në Britaninë e Madhe, shpesh shoqërohet me ide jorealiste se si duhet të duken organet gjenitale të femrës. Materialet pornografike, punimet e fotove me “photoshop” dhe depilimi janë vetëm disa prej elementeve që krijojnë iluzione tek gratë e reja se si duhet të jetë “normalisht” vagina e tyre.

Shumë madje nuk e kuptojnë as se ky “normalitet” mund të jetë i ndryshëm.

Kler Moran (Claire Moran), e cila udhëhoqi studimin për këto operacione, e konsideron këtë modë si tepër shqetësuese. “Duket se ka një keqkuptim dhe perceptim tepër të gabuar lidhur me paraqitjen normale të organeve gjenitale”, thotë ajo. Shqetësues mbetet dhe fakti se këto ndërhyrje nuk bëhen për arsye shëndetësore, por thjesht për estetikë.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?