Rriten rastet me fruth, ekspertja Rovena Daja: “Duhet të kryhet në masë vaksinimi”

Fruthi, një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë komplikacione serioze si pneumonia dhe encefalopatia, ka shënuar një rritje të rasteve në Shqipëri dhe Evropë.

Rovena Daja, Ekspertja e Shëndetit Publik ka bërë me dije se për të parandaluar shpërthimin dhe përhapjen e kësaj sëmundje ngjitëse, duhet të ketë një mbulesë vaksinimi 95%.

“Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura në Shqipëri dhe Europë me fruthin lidhen me mungesën e vaksinimit. Prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autorizimit. këto janë teori të gabuara dhe kanë rënë poshtë nga të gjitha studimet në të gjithë botën. Vaksina ndaj fruth rubeolës është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe është shumë efektive” u shpreh Daja.

Po ashtu ekspertja u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre në kohën e duhur, duke kujtuar se vaksina aplikohet në dy doza: e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjeç.

“Vaksinoni fëmijët tuaj se fruthi është shumë ngjitëse jep pneumoni, encefalopati dhe shkon deri në humbje jete vaksina aplikohet në dy doza; e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjec. Vaksinoni fëmijët tuaj! vaksinoni duke besuar!”

 

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës